Secili ligj duhet të respektohet, tha kryeministri Mickoski i pyetur për ministritë që nuk e respektojnë dygjuhësinë në komunikata dhe web faqe. Megjithatë ai u arsyetua se ministrive u mungojnë kapacitetet për zbatimin të këtij ligji. Mickoski tha se në proces janë punësimet e reja për këtë qëllim.
Duhet të respektohet secili ligj, ligjet janë që të respektohen. Mendoj se duhet të rriten kapacitetet sepse në të kaluarën prodhimi i lajmeve dhe aktivitetet ka qenë dhjetë herë më i ulët dhe ndoshta ka qenë më e lehtë të punohet dhe të arrihet të rezultat për diçka që është në harmoni me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligji duhet të respektohet por duhet të rriten kapacitetet dhe jemi në fazën e punësimit të njerëzve të cilët aktivitetin dhjetëfish më të lartë të ministrive në krahasim me të kaluarën do ta përcjellin deri te mediat”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.