SHQIPTARËT DHE PA/DREJTËSIA


Prof.dr Xhevdet Nasufi

Referuar mentalitetit të trashëguar nga Jugosllavia komuniste drejtësia në Maqedoninë e Veriut (MV) është e padrejtë edhe sot për shqiptarët, por ama po ajo drejtësi neglizhohet, goditet dhe abuzohet edhe nga vetë shqiptarët.
Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) si qeveritare në fundvitet nëntëdhet me VMRO ndërtoi bashkqeverisje të avansuar të paqenë gjer tani, por në sinkron nisi edhe skajimin e drejtsisë nga vetë shqiptarët në pushtet. Mentaliteti oligark shqiptar këtë abuzim të drejtësisë e përshpejtoj, mbase edhe e masivizoi gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), ndoshta edhe si kundërvlerë dhe barazpeshë me maqedonasit që e kishin “privelegjë”etnike abuzimin me drejtësinë. Pra, abuzimi dhe neglizhimi i drejtësisë në këto rrethana nga shqiptarët mori edhe ngjyrim patriotik, përkundër faktit se krimi ordiner nuk njeh komb apo fe. Ky mentalitet abuziv evaluoj shqetsueshëm gjatë qeverisjes pothujse burokratike të BDI që përceptohet si svilatë pasurimi e individëve të caktuar po të kësaj provinience politike. Kjo mbrapshti veprimi kontriboi dukshëm në defokusimin e vemendjes së shqiptarëve, aq sa edhe Marrëveshja e Ohrit(MO) që ishte letërhyrëse e MV në Bashkimin Evropian bënë që të humb sensin e vetë. Për fat të keq, sot kjo marrveshje as që përmendet si objektiv për në BE, por fuqishëm ka filluar të goditet(edhe nga shqiptarët),fillimisht dy shtyllat e saj tejet domethënëse: Së pari integrimi i shqiptarëve në shtet dhe administratë shteterore; Së dyti, gjuha shqipe si gjuhë zyertare.
Raporti negativ i shqiptarëve me drejtësinë është tejet negativ edhe në Shqipëri. Ky vend po ashtu ka trashëguar sistemin komunist në sensin e zbatimit të drejtësisë diskriminuese, por këtu në baza ideore dhe të proviniencës politike.Në kundërshti me demokracinë plurale drejtësia konsumohet konsiderueshëm edhe për interesa ilegjitime nga individët e pushtetshëm që në perceptimin e përgjithshëm mund të ilustrohet edhe si metastazë e rrezikshme për shëndetin e shtetit.
Mu ky raport me drejtësinë në Shqipëri dhe MV ka ndihmuar të totalitarizohet pushteti. Andaj nuk është e rastësishme goditja e pluralizmit politik në Shqipëri, kurse në Maqedoninë e Veriut një parti politike (BDI) qeverisi pothujse njëçerekshekull, rekord ballkanik. Dhe logjikshëm, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kryesojn listen e vendeve më të koruptuar në Ballkan dhe për pasoje,të dy vëndet jetojnë me plagën më të rëndë dhe më të dhimbëshme që mund ta godetë një vend në tranzicion, korupsionin dhe me dështimin i shtetit të së drejtës, gjyqësorit posaçërish.
Gjithsesi, shqiptarët nuk mundet ta relativizojn drejtësinë, edhe më pak ta sforcojn paarsyshmërinë për të përshtat vehten me nevojen e përgjegjshmërisë konform drejtësisë si bazament për të ngritur kombin dhe shtetin modern. Sot gjyqsori në MV është në nivelin alarmant të mosbesimit qytetar për shkak të mosfunksionimit në përputhje me drejtësinë dhe drejtshmërinë si sens moral.Është nonsens që Kushtetusja në kundërshtim me dretjshmërinë e sankcionuar politikisht dhe juridikisht nga institucionet përkatëse të godet dy parime fundamentale të paqës, sigurisë dhe barazisë etnike në MV: Integrimin e shqiptarëve në shtet, por siç është paraljmëruar edhe gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. Dhe si epilog, vall Shqiptarët janë aq të paarsyshëm që të mos i përshtaten kohes dhe nevojave imediate për drejtësi dhe barazi, por edhe për përgjegjësinë e tyre për vendimet e padrejta, përfshi edhe vendimin e Kushtetuses së MV?
Për dallim nga Shqipëria dhe MV,Kosova si shteti më i ri në Evropë e tejkaloj suksesshëm përballjen me drejtësinë, me mentalitetin e së kaluarës dhe suksesshëm e ndërtoj shtetin demokratik. Ligjzbatimi (shteti i së drejtës) u promovue në përmasa të përputhshme me shtetin në tranzicion.Megjithate, ndodhi përjashtimi edhe në Kosovë në momentin kur Kuvendi derogoj kompetencën eksluzive gjyqësore të Kosovës për në Gjykaten Speciale në Hagë. Pra, gjersa sensi ontologjik i fenomenit të ndërtimit të shtetit të së drejtës në Kosovë kishte rrjedhën logjike, ndryshimi ndodhi nga vetë Kuvendi i Kosovës që e derogoj kompetencën vendore dhe lëndore në Hagë, në mungesë të kurajos dhe rezistimit të shqiptarëve kundër shqiptarëve,pavarsisht fajsisë apo pafajsisë.