Hotelierët e Strugës po mundohen të mbijetojnë në këtë periudhë ndërsa disa nga to ishin të detyruar ti largojnë nga puna punonjësit e tyre. Ata janë të pakënaqur me masat e qeverisë, të cilat i konsiderojnë të pamjaftueshme, dhe disa janë të zhgënjyer nga komuna, për të cilën thonë gjatë kësaj periudhe nuk ofroi asnjë subvencion.
Për fat të keq, komuna e Strugës nuk ka asnjë denarë ndihmë. Përkundrazi, përmes ndërmarrjeve publike ata kërkojnë para prej teje e jo të të japin. Vazhdimisht shoh fatura para dere. Vjen fatura e ujit. Sipas meje, komuna Strugë duhet t’i ulë shpenzimet për ujë dhe tatime komunale që i paguajnë njëherë në vit sepse ballafaqohemi me pandemi globale”-tha Ylker Gavaz, pronar i objektit hotelierik.
Hotelierët kërkojnë ndihmë më direkte nga shteti sepse 80% e gjithë rajonit jeton nga turizmi.
Unë jam shumë i zhgënjyer nga shteti pasi shumë u vonuan me të ashtuquajturat pakot e tyre. Duhet të definohet çka është fjala ndihmë. Ndihmë është dhënie e mjeteve pa kushte. Nuk është ndihmë kur ti nga unë kërkon kushte blerëse. Nëse është ashtu, unë marr kredi nga banka”-pohoi Ilker Gavaz, pronar i objektit hotelerik.
Nga Komuna e Strugës paralajmëruan takim me hotelierët e qytetit gjatë ditëve në vijim.
Miki Trajkovski