Kur mbaruam së ngrëni, ai më përshëndeti pa më parë në sy; unë ia shtrëngova dorën dhe u largova. Një prej truprojave më tha: “Madiba, ky burrë duhet të jetë i sëmurë, sepse dridhja e duarve nuk iu ndalua për asnjë moment.”
“Jo, aspak,” u përgjigja. “Dridhja e tij kishte një tjetër arsye.” Ata më shikuan të habitur, dhe unë u thashë: “Ky burrë ishte një ndër gᶏɾdianët e buɾgut ku kam qenë unë. Shpesh, pas toɾtuɾᶏve që më bënin, unë ulërija dhe kërkoja ujë, dhe ai vinte, qeshte me mua dhe më uriŋonte në kokë. Ai nuk ishte i sëmurë; ai ishte i trembur dhe dridhej nga frika, sepse tani që unë jam president i Afrikës së Jugut, mendonte se do ta burgos dhe do të bëja të njëjtat gjëra që ai më kishte bërë mua. Por unë nuk jam i tillë; kjo sjellje nuk është pjesë e karakterit dhe etikës sime. Mendjet që kërkojnë hakmarrje shkatërrojnë shtete, ndërsa ato që kërkojnë pajtim ndërtojnë kombe.”
Nelson Mandela 👏