Vitin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë autoblindat “Stryker”

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot mori pjesë në brifing në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, ku u prezantua procesi për futjen në përdorim operativ të autoblindave të lehta “Stryker” në kuadër të Armatës së RMV-së, përcjell TV21. Në brifingun e sotëm morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Angela Ageler dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.

“Blerja e këtyre mjeteve të blinduara është pjesë e procesit për modernizimin e Ushtrisë dhe sipas planeve, automjetet e para të këtij lloji duhet të mbërrijnë në vendin tonë vitin e ardhshëm”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.