Lloga: Grumbullimi i hallexhinjve në këtë formë, është turp dhe krim

Ish ministri i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga e Ka quajtur PR të lodhur, vendimin e Qeverisë që të krijojë rradhë për të shpërndarë vauçerët e klimave.

Rrëmujë e madhe para sallës Boris Trajkovski që në orët e para të mëngjesit. Qindra qytetarë prisnin në kolona të gjata për t’i marr vauçerët për inverterë. E për këtë, ka reaguar Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët duke e quajtur PR të lodhët. 

Lloga tha se grumbullimi i hallexhinjve në këtë formë, është turp dhe krim.

“Në shekullin XXI të grumbullosh njerëz hallexhinjë për të bërë PR të lodhet me vauçer, kur ka 1000 mënyra shpërndarje është KRIM është TURP!