🔴🥺 Nje brez qe nuk kthehet me kurre

  • Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.
  • Një brez që i bënte vetë detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur
  • Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta te sajuara me gure ndersa vajzat me kercim litari apo rruvizash.
  • Një brez që e kalonte gjithë kohën e lirë në rrugë.
  • Një brez që luante sy mbyllas derisa behej natë.
  • Një brez që bënte deri edhe zinxhirë letre me duart e veta per te zbukuruar festat.
  • Një brez që mblidhte fotografi, bente fjalore me dore dhe mbante fletore kujtimesh ne shkollë.
  • Ne jemi brezi që e pa babin të rregullonte televizorin madje edhe brezi qe e ndihmonte të rregullonte antenën.
  • Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.
  • Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit tanë të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar.
  • Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës.
  • Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo behej nate.
  • Një brez që shkonte tek miku e shoku edhe pa paralajmërim edhe pse beheshin deri në 10 në një grup.
  • Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë.
  • Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe te miqve.
  • Një brez që përshëndeste të gjithë kalimthi kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit.
  • Një brez që ngjitej në një pemë dhe mblidhte fshehurazi pemë frutore që rriteshin edhe ne shtepite e komshinjve.
  • Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë apo makinat.
  • Një brez që kishte mësuar të përballojë në çdo kohë dhe në çdo rrethane gjithcka me forcën e vet
  • Një brez që nuk mund të manipulohej kollaj ne perditshmerine e tij( jo politike)
  • Një brez i mësuar të donte vendin e tij.
  • Një brez që lexonte libra, pranë një llambë nën një batanije …
  • Nje brez ku djemte ju drejtoheshin vajzave gjithe edukate :- o goce a ka mundesi nje minute.
  • Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!!
  • Një brez i varfer që nuk kishte asgjë, por kishte gjithçka !!!
    E Huazuar!