Borxhi hungarez”, kryeministri zhgënjehet nga bankat

Nuk mund ta fsheh zhgënjimin, nuk prisja që bankat të ishin altruiste, por jo edhe se do të gjendemi në këtë situatë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen se a është në rregull që përmes buxhetit të subvencionohen normat e interesit për paratë hungareze, të cilat përmes bankave do të jepen për të ndihmuar kompanitë e biznesit.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, prisja që të gjithë së bashku të punonim në interes të shtetit dhe qytetarëve dhe të gjithë të mbanin një pjesë të përgjegjësisë. Nuk pres që dikush të jetë altruist, larg kësaj. Por ne duhet të përgatitemi për të ndihmuar biznesin. Mjedisi i biznesit duhet të jetë sa më i shëndetshëm dhe si Qeveri do të bëjmë gjithçka për ta bërë ekonominë tonë më konkurruese, për të rritur investimet”.

Ai shtoi se negociatat ende nuk kanë përfunduar, andaj pret që qëndrimet me bankat të jenë më të afërta. Pritjet e Qeverisë janë që 250 milionë euro nga kredia hungareze për zhvillimin e sektorit të biznesit t’u jepen kompanive me kamatë 3.25 % në periudhë trevjeçare të mospagimit dhe periudhë shlyerjeje shtesë 12 vjeçare, ose gjithsej 15 vjet.

Maqedonia e Veriut do të marrë një miliardë euro hua nga Hungaria. Një pjesë e huasë ka mbërritur ndërsa në janar të vitit të ardhshëm pritet të vijë pjesa tjetër. Gjysma e parave janë për projektet e infrastrukturës komunale dhe gjysma do të shkojnë si kredi për kompanitë.