Struga, perla shqiptare, Struga është qytet dhe qendër e ame të njëjtin emër që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon. Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i Liqenit, ka histori të pasur. Gjatë zhvillimit qyteti kalon nëpër periudhat e zhvillimit të traditave, ekonomisë dhe kulturës. Historia e Strugës fillon nga neoliti. Buzë Drinit të Zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vend i banuar. Struga, është një nga qytetet dhe komunat në Maqedoninë e Veriut e cila njihet për numrin e madh të qytetarëve të saj në mërgatë. Edhe pse mungojnë statistikat burimore të numrit të struganëve në diasporë, supozohet se më shumë se njëzetmijë qytetarë me origjinë nga Struga, jetojnë dhe punojnë prej dekadash nëpër botë.Festivali këngëve dhe valleve popullore të përpunuara dhe të stilizuara “Këngë jeho” mbahet çdo vit në Strugë në fillim të muajit gusht. Ky festival, i themeluar në vitin 1992, për shumë vite rresht ka shpalosur vlerat kulturore dhe artistike të tabanit kombëtar shqiptar, kolorite kostumesh, emocione, ka transmetuar mesazhe nga thesari popullor shqiptar. Ndër manifestimet më të rëndësishme kulturore dhe turistike është “Revyja e veshjeve popullore”, me karakter tradicional që mbahet çdo vit në Strugë në mes të muajit gusht. Ky manifestim ka për qëllim prezantimin dhe afirmimin e thesarit të veshjeve dhe qëndisjeve popullore me motive nga tradita e komunitetit shqiptar
Strugës, edhe më shumë gjallëri gjatë sezonit veror i jep ardhja e mërgimtarëve. Ata janë “ajka” e Strugës. Gjatë dy viteve të fundit sa ishte pandemia, ishin mërgimtarët dhe turistët vendas, ata që shpëtuan sezonin veror në Strugë. Edhe këtë vit mërgimtarët pritet të mbushin qytetin e Strugës dhe t’ i japin shkëlqimin këtij qyteti.Ekonomia Strugane kryesisht vjen nga turizmi, i cili është një nga më të lartit në Maqedoninë e Veriut. Degë të tjera ekonomike përfshin: bujqësinë, blegtorinë, peshkatarinë dhe indistrualizmi.