Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka zbatuar procedurë hetuese kundër një të dyshuarës 60-vjeçare, për të cilën ekziston dyshim bazik se përmes pozitës inspektore e ndërtimit ka kryer vepër penale – Marrje të ryshfetit, njofton Portalb.mk.
Prokuroria ka kërkuar masë paraburgim për të dyshuarën, e cila është pranuar nga Gjykata dhe asaj i është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Hetimi është hapur për shkak se e dyshuara më 1 nëntor në një restorant në Kumanovë, në cilësinë e personit zyrtar – inspektore e ndërtimit në Komunën e Kumanovës ka kërkuar dhe ka marrë dhuratë për të mos kryer veprim zyrtar që është dashur ta bëjë me ç’rast ka përfituar dobi më të madhe pronësore.
“Që gjatë gushtit të këtij viti ajo ka kryer kepsertizë në vendin e ndërtimit të locuar në rrugën ‘Done Bozhinov’ dhe ka konstatuar devijim nga miratimi për rikonstruksionin e një objekti. Në vend që në përputhje me autoritetin e saj zyrtar të përpilojë procesverbal për mbikëqyrjen e kryer inspektuese dhe Vendim për mënjanim të pjesëve të sendërtuara në objekt, nga realizuesi i dëmtuar i ndërtimit drejtpërdrejtë ka kërkuar t’i japë ryshfet në vlerë prej 1.500 euro. Kur në shtator e denoncuara është shkarkuar nga funksioni – udhëheqëse e Inspekcionit të ndërtimit dhe është emëruar inspektor i autorizuar ka shkuar në kontroll tek një objekt tjetër në ndërtim ku drejtues i firmës realizuese sërish ka qenë i njëjti i dëmtuar. Edhe atje ka konstatuar parregullsi në fazë ndërtimit-devijim i lejes për ndërtim, por sërish nuk ka përpiluar procesverbal për mbikëqyrjen e kryer inspektuese dhe vendim për mënjanim të mangësive të konstatuara tek ndërtimi, por është takuar me të dëmtuarin dhe ka kërkuar ryshfet edhe 2.500 euro shtesë ose gjithsej 4.000 euro për të dy objektet”, kumtoi Prokuroria.
Të hollat i janë paguar në kesh e gjithë shuma e kërkuar më 1 nëntor, me ç’rast e denoncuara ka përfituar dobi pronësore kundërligjore.