Asnjë mbledhje e Komisionit që e drejton BDI
Asnjë mbledhje e Komisionit që e drejton BDI
SI01.11.2024
369 2 minutes read
Gazetar: Mihaillo Donev
– Advertisements –
Tre muaj nga vendimi për themelimin e Komisionit për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të qytetarëve nga të gjitha komunitetet në organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike dhe një muaj nga zgjedhja e anëtarëve, ky trup deri më tani nuk ka mbajtur asnjë seancë, shkruan Alsat.
Ndonëse deputetët e Frontit Evropian u shprehën më të zëshmit se pas heqjes së balancuesit, do të cenohet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në organet shtetërore, ata nuk janë takuar asnjëherë me Komisionin të cilin e udhëheq Talat Xhaferi, i cili u mundëson të diskutojnë pikërisht këtë çështje.
“Është komision “ad-hoc” i cili është formuar nga kjo punë dhe unë jam vetëm anëtar. Komisioni është formuar para një muaji, ka kaluar në Kuvend, deri më tani nuk jemi takuar me kryetarin dhe deputetët, me siguri të gjithë ata deputetë në Kuvend kanë ndjenjë për këtë çështje, por ne nuk jemi takuar ende dhe nuk mundem të flas më shumë”, tha Sali Murati, deputet i Frontit Evropian në Kuvend.
Komisioni për monitorimin e përfaqësimit të drejtë u themelua si rezultat i marrëveshjes ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së nga fillimi i qershorit.
Fronti Evropian atëherë kontribuoi në sigurimin e shumicës prej dy të tretave të nevojshme për riorganizimin e organeve të qeverisë kurse partitë në pushtet më pas votuan pikërisht për themelimin e këtij Komisioni për monitorimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
BDI-ja më pas tha se Komisioni nuk është zëvendësues i balancuesit, por vetëm mjet tjetër për të monitoruar përfaqësimin e drejtë në shërbimet shtetërore, por pavarësisht se partia e Ahmetit është më e zëshmja në opinion për këtë çështje, kryetari i komisionit nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi asnjëherë nuk i ka ulur anëtarët e komisionit në tavolinë.
Kjo tregon se ndonëse BDI-ja pothuajse çdo ditë publikisht kritikon heqjen e balancuesit dhe madje e thekson si një nga arsyet pse sipas tyre situata me çështjet ndëretnike është në nivel kritik si para konfliktit ushtarak të vitit 2001. Nga ana tjetër, Komisioni i sapoformuar për përfaqësim të drejtë, të paktën për momentin, nuk është përdorur fare në praktikë. Ndryshe, balancuesi është shfuqizuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese për shkak të keqpërdorimeve gjatë punësimit në administratën publike, ndërsa zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka bërë të ditur se koalicioni VLEN do të ofrojë propozim- ligj të ri për përfaqësim të drejtë që do të duhet të zëvendësojë balancuesin