Gazetar: Suad Bajrami
Të jemi efikas ndaj klientëve. Ky është zotimi i Postës së Maqedonisë së Veriut, e cila pavarësisht premtimit për cilësi dhe profesionalizëm, ndër vite nuk i përmbush kërkesat minimale të qytetarëve. Realiteti dhe misioni i saj janë shumë larg, dhe për ironi të fatit, dërgesat dhe letra mund t’u vonohen me muaj.
“Ja, tani duhet të marrë. A jeni të kënaqur? Idenë nuk ia kam. Askush nuk më ka lajmëruar se duhet ta marrë. Vij, vrapoj për këtë, është katastrofë. Sa është vonuar? Idenë s’ia kam, gjithçka është e vonuar”, u shpreh një qytetar.
“Mua më ka ndodhur që të marrë dokument, që të vijë këtu që ta marrë, ndërkohë që veçse e kishin kthyer më. 15 ditë. Kur ka ndodhur kjo? Para një vit e gjysmë? Jam ankuar këtu, por asgjë, më thanë ta kemi dorëzuar”, tha një tjetër qytetar.
Drejtuesit e Postës thanë për Alsat se menaxmenti paraprak, gjatë këtij viti ka lejuar që rreth 600 mijë pako dhe letra të qytetarëve, për muaj të tëra të mbaheshin në magazinat e Postës.
“Nuk mund të thuhet se janë bllokuar, por janë vonuar në kuptimin se nuk ka qenë menaxhimi i mirë edhe kemi pasur afër tre muaj, katër, dy muaj e gjysmë, aq janë vonuar. Nuk janë dërguar. Kanë ardhur me datë të muajit të katërt, janë punuar me datë të muajit shtatë a tetë. 3-4 muaj ka pasur mungesë”, deklaroi Muhamed Jakupi, zëvendësdrejtues i Sektorit të Qarkullimin me Jashtë.
“Në të kaluarën në këtë sektor kanë punuar dy turne, nga 7 persona, tani jemi 4 persona në një turn. Kjo është e pamundur që të arrihet, e pamundur që të punohet. Një person, më shumë se 2 000 dërgesa nuk mundet sot të hedhë”, tha Zllate Georgioski, udhëzues i dërgesave në Sektorin Ndërkombëtar.
Problemi nuk është thjesht mungesa e punëtorëve, por edhe parku i automjeteve transportuese që është i vjetruar. Dëshmi më e mirë, janë këto pamje…
Prapëseprapë, kjo nuk është e tëra. Në vend të automjeteve profesionale për bartjen e mallrave nëpër hapësirat e Qendrës Logjistike, punëtorët detyrohen të shtyjnë pesha në këto karroca të cilat shfrytëzohen për bartjen e pakove dhe mallrave.
“Sa kilogramë ka? Rreth 100 kilogram, e tërë karroca dhe vetëm e tërheq për 7 vite. Nuk ka diçka që të shtyhet? Nuk ka, jo. Nga 500 copë çdo ditë. Prej ku e tërheq, prej atje? Po, prej te kamioni i verdhë”.