Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi ka reaguar në Facebook pas publikimit të letrës së hapur dërguar nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tek faktori ndërkombëtar.
“Kur iu kishte djegur bishti dhelprës, kishte menduar se është kallur gjithë dynjaja”, shkruan Ibrahimi.
Ai ka edhe disa porosi shtesë për kryetarin e BDI-së, raporton portali Lideri.mk.
“Do të ishte mirë që në atë letër t’ua shpjegonte “aletatëve” edhe si dhe pse e ndërroi Kodin Penal, duke e kontrabanduar me flamur europian, dhe si u bë nipi i tij pronar i qendrës tregtare “Soravia” në qendër të Shkupit pa investuar as edhe një cent.
Vajtimi për qeveri dhe frika nga drejtësia ka emër”, përfundon Ibrahimi