LADORISHTI

(28 tetor 1944)

Ladorisht,
një mëngjes herët,
të tronditën maliherët.
Gjëma të gjeti në gjumë,
dhimbja mal e gjaku lumë.

T´u këputën shumë yje,
klithma jehoi në pyje.
Kuq e zi te Vakëçarja,
jeta, vdekja edhe ndarja.

Një nënë me zë të mpakur,
vajton djalin e përgjakur.
Kërkon motra e hutuar,
vllaun rishtas të martuar.

Vajtimi zgjatet e zgjatet,
dhimbja me dekada matet.
Ladorisht, kala, qëndresë,
mbete djep i epopesë.

[idemisai]