Arrestohet i riu nga Haraçina, dyshohet për grabitje të një kazinoje në Shkup

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 29-vjeçar nga Haraçina është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se me forcë ka marrë para nga një i punësuar në një kazino në rajonin e Gazi Babës, përcjell TV21.

“Me datë 24.10.2024 në ora 05:50 në Shkup, nga njësiti policor për intervenim pranë SPB-Shkup është ndaluar B.D. (29) nga fshati Haraçinë në Shkup. Ai dyshon se sot rreth orës 05:30 në një kazino në Shkup, në zonën e Gazi Babës, me forcë ka marrë para nga arka de një punonjësi. Ajo që është marrë, është gjetur dhe i është kthyer pronarit. Personi është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.