Rina dhe Ledri publikojnë foton e parë bashkë?

Ledri Vula dhe Rina Zaiti kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të spekulimeve se janë në një lidhje së bashku.

Çifti nuk ka bërë ende një deklaratë publike, por herë pas here japin ndonjë sinjal. Së fundmi ka qenë Rina ajo që ka ndarë disa foto në “Instagram”, mes tyre një foto me dorë mashkulli dhe një kapele që fansat natyrisht e lidhën me Ledrin.

Kujtojmë se që prej kohës kur u publikuan fotot e Ledrit dhe Rinës në rrugët e Londrës, këngëtari dhe ish-partnerja e tij Sara nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.