SPB Tetovë njofton se është arrestuar një i arratisur nga burgu i Idrizovës, i cili ka qenë i dënuar me tetë vite burg për veprën “vrasje”.
“Sot (22.10.2024) në ora 08:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin A.B. (41) nga Tetova. Ai ka qenë i dënuar me tetë vite burg për veprën penale “vrasje” e dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal, ndërsa me urdhër të gjykatës kërkohej për shkak të arratisjes nga Burgu i Idrizovës në Shkup, ku kishte për të vuajtur edhe një vit e gjashtë muaj dënim me burg”.
“Personi është dërguar në Institucionin korrektues ndëshkues penal Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.