BOTA MIDIS TË MIRËS DHE ZULLUMIT!
Ndryshimet në botën e sotme janë procese të pandalshme. Me ndryshimet shoqërore ndryshon edhe natyra njerëzore duke u bër tepër humane ose tepër çnjerëzore. Njerëzimi mbi vete bart shumë paragjykime si etnike,fetare dhe kulturore. Nga paragjykimet reflektohen anët e errëta të veprimeve ekstreme, që e prishin harmoninë paqësore midis popujve. Çnjerëzimi në mënyrë perfide shprehet përmes dy luftërave brutale. Dy luftra në dy hapsira të ndryshme gjeografike dhe kulturore! Bota e qytetëruar ka qëndrim neutral ndaj luftrave që ndodhin sot, si vëzhgues pasiv pa u ngushëlluar me dhimbjet e viktimave! Shtetet e fuqishme shpesh i “prodhojnë” konfliktet, në përpjekje për ti nënshtruar të dobëtit. Por, ato që i nënshtrojnë të dobëtit edhepse janë fitimtar asnjëherë në aspektin moral nuk janë triumfues! Fenomenin e “humanizmit provizor” të cilën bota progresive e pranon me heshtje,sjell tensione gjithnjë më të mëdha. Ngjarjet që ndodhin në lindjen e afërt janë “plagë e hapur” që e përhap zemëratën frenetike midis shumë shteteve! Luftrat pa arsyetime etike dhe me justifikime të pa argumentuara bëhen problem i demokracisë praktike.Lufta mundet të jetë e shkurtër,por harresa është shumë e gjatë.Paqa i jep kuptim jetës. Një shtet që ja ofron paqën shtetit tjetër, paqa edhe atij shteti i kthehet. Kështu jetohet me mirëkuptim reciprok me virtytet e fuqishme njerzore. Paqa e vendosur pa vullnet të sinqert është e brishtë me probleme afatgjate si për palën e fuqishme ashtu edhe për palën e dobët! Shteteve të varfëra u mungojnë kushtet për jetesë të mirë, shteteve të pasura u mungon çdo gjë! Shtetet e fuqishme nga armatimi shkatërues e krijojnë Zotin e tyre, kurse qytetërimi nga armatimi shkatërues i krijon kushtet për fundin e tij. Që të krijohet “shekulli i artë” politikanët duhet të sillen si burra shteti, dhe të mendojnë si burra të paqës! Asnjë forcë progresive nuk ofron alternativë të pranueshme që lufta e “lodhshme” të zëvendësohet me paqën e dëshiruar! Udhëheqësi me dispozita ndaj të keqes është në kurthin e egos së tij , për tu afirmuar me veprime johumane! Klithmat e fëmijëve që dëgjohen deri në qiell janë mishërim i së keqes absolute të botës së civilizuar. Shtetet autoritative që e përhapin frymën e dashurisë popullore, paqën duhet ta ngrejnë mbi të gjitha kufizimet , me synime të pastra etike! Paqa globale nuk vjen vetë, pa e ngritur zërin njerëzimi!