BDI ishte një supermashtruese për të vendosur në gjumë shqiptarët e Maqedonisë dhe atë përmes magnisë së propagandës mediatike, për të cilën harxhonte miliona euro të zhvatura nga populli, vetëm e vetë, për të paraqitur suksese të pa qëna dhe atë në mënyrë spektakolare, por që kurrë nuk u panë e nuk u prekën nga qytetarët shqiptarë.
Me kalimin në opozitë, u demaskua gjithçka dhe po dalin sheshazi të palarat e tyre si: për aprovimin e heqjes së ‘Balancuesit’ për miratimin e propozim-ligjit për “Branitellat” dhe mos përfshirjen e UÇK-së në asnjë prej propozim ligjeve, mos figurimi i gjuhës shqipe askund në Kushtetutë si gjuhë zyrtare e shumë mashtrime të tjera.
Sa tragjike është situata e këtyre që për vete dhe familjarët e vet siguruan jetë përrallore me pasuri qindra milionëshe. E nga ana tjetër shkaktonin eksod masiv të rinisë shqiptare ku në një fshat me 2500 banorë në Gostivar, sivjet në klasë të parë kishte vetëm 10 nxënës. Ja pra, ja, ky ishte rezultati i BDI-së gjatë 20 viteve në pushtet. Thënë me një fjalë: Familjarët e liderit dhe ministrave me ‘Soravia’ dhe luks, qytetarët në mërgim!
Po aq qesharak janë edhe titujt e mediumeve që ja bëjnë yzmetin këtij zullumi të quajtur BDI, me tituj pompoz: Nesër BDI mbledh kryesinë; Çka po zihet në BDI; Çka do të ndodh nesër në BDI etj etj…
Asgjë nuk ka për të ndodhur, po qajnë hallin e vet, se do ja bëjnë nga opozita me nisjen e procesit të llogari dhënies, llogari për krimet dhe keqpërdorimet e bëra gjatë 20 viteve në pushtet. Normal që ju do vazhdoni ti beni yzmetin përderisa do të lëpini nga kazani i gjellës së prishur që helmoi shqiptarët me dekada!