Publikohet momenti i arrestimit të Ilir Metës

Mediat në Shqipëri raportojnë se është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Siç raportohet Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetim pasuror, por ende nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti.

Është publikuar edhe momenti kur pretendohet se kreut të PL-së, Ilir Meta i vihen prangat.