Faleminderit o Allah!
E kanë puetur një njeriun e urtë,
çfarë ke mësuar këto vitet që të kanë kaluar?
Ai tha:
-E mësova se nuk paska patur sëmundje më të madhe sesa zilia,
-Nuk ka dhuratë më të mirë sesa shëndeti,
-Ska pasuri më të madhe sesa udhëzimi në rrugë të drejtë.
-Kam mësuar se si duhet të bëj mirë dhe mos pres diçka si kompensim,që të mos jem i suprizuar dhe i dëshpëruar më vonë.
-Kam mësuar se njeriut asnjëherë nuk mund ti shkosh për terezije,por përsëri vazhdoj të bëj vepra të mira, jo për shkak të njerëzve,por për Allahun,sepse Ai i do bëmirësit.
-E kam mësuar se shumë njerëz rrin rreth teje ,derisa të të shfrytëzojnë,e pastaj ta kthejnë kurrizin dhe të harrojnë.
-Mësova se askushi ska hyrë në jetën time rastësisht.
-Dikush hyn si rahmet (mëshirë),dikush si mësim se si nuk duhet të bëhem.
-Mësova që të dua vetëm në emër të Allahut dhe e ndjeva atë se sa kënaqësi e madhe paska qenë.
-E mësova se ska mirësi prej atyre të cilët nuk sillen mirë me prindërit dhe me familjet e veta.
-Mësova se duhet të jem durimtar me të gjithë,por më shumë me vetveten.
-Mësova se vetëm Allahu i madhërishëm më ndihmoi kur isha në hall,kur e kisha më rëndë situatën time.
-Mësova që shpesh ti falenderohem Allahut të plotfuqishëm,në të mirat që mi ka dhënë dhe në sprovat që i kam patur,dhe them:”Feleminderit o Allah”!
A.S.