T’ i njohim personalitetet arbëreshe NJË POET, KËNGËTAR E STUDIUES NGA HORA E ARBËRESHËVE

Shkruan:
Bexhet Asani
T’ i njohim personalitetet arbëreshe
NJË POET, KËNGËTAR E STUDIUES NGA HORA E ARBËRESHËVE


Viçenc Perrellis u lind më 17 janar 1963 në katundin arbëresh Shën Mërtir të Kozencës së Kalabrisë. Shkollën fillore dhe të mesmen e mbaroi në vendlindje, kurse studimet i kreu në Universitetin e Klabrisë “Unical”, 1996/97 në degën Gjuhë dhe Letërsi të Huaja. Specializoi për Gjuhë dhe Letërsi shqiptare me tezën “Mbi të folmen arbëreshe të Shën Mërtirit”. Në Universitetin e Studimeve të Bazilikatësn në vitin 2005, mbron me sukses tezën “Mbi kulturën arbëreshe” dhe merr titullin Magjistër i shkencave filologjike, niveli i dytë.
Që nga viti 2000 punon si mësues i Gjuhës arbëreshe në shkollën fillore dhe në shkollën e mesme të Shën Mërtirit. Po në Bashkinë e Shën Mërtirit punon si Operator i Sportelit Gjuhësor – Kulturor nga viti 2005 deri 2015.
Profesor Viçenc Perrellis ka qenë drejtor artistik në shfaqen ” Miss arbëreshe” e organizuar nga shoqata Pro Loco në Spixanë (Spezzano Albanese CS), në patronatin e Krahinës së Kalabrisë në vitin 2010.
Në vitin 2011 ka qënë mësues në një kurs artizanati për punën në vek, i organizuar nga Krahina e Kalabrisë, në katundin arbëresh Mongrassano të Kozencës (Mungrasana), duke folur për modelet dhe simbolet e arbëreshëve në realizimin e qilimave.
Ka bërë kërkime historike për Bashkinë e Rotës (Rota Greca cs) në Arkivin e Shtetit të Kosenxës, dhe i Dioqezës së Sëmarkës (San Marco Argentano cs) 2002/2005. Po ashtu ka bërë hulumtime historike në arkiv në fushën e etnografisë për Bashkinë e Shën Mërtirit gjatë viteve 2007/2009.
Në vitet 2005 – 2006, dy herë radhazi ka marrë pjesë në Seminarin e Gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe që mbahet në Prishtinë për çdo vit. Në këtë seminar prof. Viçenc Perrellis ka mbajtur kurse për Gjuhën dhe Kulturën arbëreshe.
Viçenc Perrellis është marrë edhe me gazetari. Në vitet 2000 e 2001 ka qenë korrespondent i gazetës “La Provincia cosentina”, për katundet arbëreshe.
Prof. Viçenc ka botuar këto vepra: “Rota, histori dhe tradita” (Rota Greca, storia e tradizioni), Administrata e Bashkisë së Rotës, 2005. Librin me audio cd, koautor Vincenzo La Vena, “Tradita Muzikore e Shën Mërtirit, vol. 1 vjershë e ajër”, LIM edizioni, Lucca, 2009. Rromanin “Oltre”, Pellegrini Editore, Cosenza, 2009. Ka botuar dhe ” Il vestiario delle comunità arbëreshe della Valle del Crati” (Teshat e bashkësive arbëreshe në Luginën e Gratit) në vëlimin “Ori e costumi degli Albanesi d’ Italia” (Ar dhe tesha të shqipëtarëvet e Italisë), me Italo Elmo dhe Evis Kruta, Il Coscile, Castrovillari, 1996.
Ka qenë bashkëpunëtor me pof. Walter Breu i Universitetit të Kostancës D, në universitetin e Kalabrisë, sipër përrallat e Shën Mërtirit, 1997. Ka bashkëpunuar edhe me pof. Erich Hump i Universitetit të Chicago, në universitetin e Kalabrisë, sipër morfologjinë e folmes së Shën Mërtirit, 1998. Edhe sot punon me vek, në shtëpi, sipas traditës së Shën Mërtirit.
Ka gati për botim vëllimin e dytë ” Tradita Muzikore arbëteshe e Shën Mërtirit, kënga e këndime. Është duke punuar librin nga folklori “Përrallat e Shën Mërtirit”. Viçenc Perrellis është pjesëmarrës dhe themelues i disa ansambleve të këngëve dhe valleve arbëreshe: si grupet: Luleborë, në Shën Mërtir" vitet 1980/1982. "Voka e vjetër" viti 2003. "Shpirti arbëresh" 2012. Po ashtu bashkëthemelues i ansamblit kërkimi Muzikal arbëresh “Shpirti arbëresh" nga Qana (Cerzeto Cs) dhe pjesëmarrës si mësues i këngës e i valles, edhe si këngëtar, që nga viti 2000 deri 2003. Si këngëtar ka marrë pjesë tri herë në festivalin e këngës arbëreshe në Shën Mitër, (San Demetrio Corone CS) si autor dhe këngëtar. Atje në vitin 1997 mori çmimin si tekst më i mirë me këngën "Bilbili”. Për punën e tij të palodhur, ka marrë çmime të ndryshe për poezi në gjuhën arbëreshe dhe tregime e romane në gjuhën italishte si: Çmimi i presidentit të jurisë në "Konkursin letrar ndërkombëtar të Aspromontit" në Santa Cristina d'Aspromonte, 2008. Për romanin "Oltre" (Matej). Çmimin e dytë në konkursin " Gj. K. Skanderbeg" me poezinë " Mos më piej" në Chieri TO, 2004. Çmimin e parë në konkursin për sektorin arbëresh, me poezinë "Si lulëkuq" në. Në Mendicino Kozencë. Çmimin e gazetës "Provinca e Kosenxës". Çmimin e tretë në një konkurs në Romë, me tregimin " Viaggio in Cossovo" (Udhëtim në Kosovë) etj.

Malli
Si de ‘të fjuturonja
Të zënja qiellshit
Si këngë mallingjimi
Afër Pularzës
Ku mund të jetë se të kuptojmë
Ndën atë manjolie
Si duket shpisë
Kur dielli një sperëz dhe hollë
Mbi faqet dhe lodhura
Të lëshoj
Sa të dhezij gazin
Shënohet e motiv
Të hejmit pështroj
E të zbëloj edhe më shumë
Embëlsinë
Zëmra ahierna më gëlitej
Me kaq bukuri
Kështu të kujtonj
Malli im i thellë
E dashura mëmë.
Dashuri nostalgjike
Si do të doja të fluturoja
Dhe kapërceu qiellin
Si një këngë melankolike
Pranë yllit polar
Ndoshta do të të gjeja atje
Si nën magnolia
Përpara shtëpisë
Kur dielli lëshoi
Një rreze e zbehtë
Në fytyrën tënde të lodhur
Për të ndezur buzëqeshjen
Kjo mbulonte shenjat
Nga kohërat e dhimbjes
Dhe zbuloni edhe më shumë
ëmbëlsia
Dhe pastaj zemra ime u ushqye
Me një bukuri të tillë
Kështu që ju kujtoj
Nostalgjia ime e thellë
Nëna ime e dashur
Viçenc Perrellis