Javën e ardhshme, nga 14 deri më 21 tetor, Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e një presioni të lartë atmosferik apo të një anticikloni me qendër në Evropën Lindore, që do të kushtëzojë me mot stabil, të thatë dhe relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit gjatë ditës.
Në orët e mëngjesit temperaturat do të jenë në rënie kurse nga mesi I javës nëpër lugina do të krijohen kushte për paraqitje të mjegullës.
Metereologët paralajmërojnë se gjatë javës së ardhdhme temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Paralajmërohet “vera e vonuar” ku qytetarët mund të bëjnë përgatitjet e fundit për dimrin. Pavarësisht se mëngjeset do të jenë të freskëta, temperaturat e ditës gjithkund do të tejkalojnë 20 gradë Celsius, kurse në viset juglindore dhe qendrore deri më 30 gradë.
Harta metereologjike tregon se mungesë të reshjeve respektivisht periudha e motit të thatë, stabil e të ngrohtë, do të vazhdojë në gjithë territorin e Ballkanit.
DPHM njoftoi se gjatë së dielës në orën 11.00 më freskët ka qenë në Krushevë me 11 gradë, derisa në Gjevgjeli janë shënuar 20 gradë Celsius.