Një plak i urtë, tha dikur:
-Mos telefono dikë më shumë se dy herë. Nëse nuk ta hapin telefonin, supozo që ata kanë diçka më të rëndësishme për të bërë se sa të të përgjigjen ty.
-Ktheja paratë personit që ia ke marë borxh përpara se të ta kujtojë apo të ti kërkojë. Tregon integritetin dhe karakterin tënd. E njejta gjë vlen edhe nëse i ke marë vetëm një çadër apo qoftë edhe thjesht një stilolaps.
-Kurrë mos porosit diçka të shtrenjtë kur dikush të ka ftuar dhe paguan për ty.
-Mos bëni pyetje të sikletshme si “Akoma nuk je martuar?”, apo “Pse nuk bëni fëmijë?”, apo “Pse nuk blen një shtëpi?”, apo “Pse nuk blen një makinë? Pash Zotin, nuk ka çfarë të duhet ty kjo gjë.
-Gjithmonë hape derën për personin që vjen pas teje. Nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë, i vogël apo i madh. Nuk të bie autoriteti duke u sjellë mirë me dikë në publik.
-Nëse një shok/shoqe të pagoi taksinë apo kafen sot, mos harro të paguash ti nesër.
-Respekto mendimin ndryshe. Mos harro se ajo që të duket ty si numri 6, personit përballë teje i duket si numri 9. Një mendim i dytë, gjithmonë sjell dobi.
-Kurrë mos e ndërprit dikë që po flet. Lëri ti thonë të gjitha, dëgjoji të gjitha, pastaj filtroji të gjitha.
-Nëse ngacmon (bën shaka) me dikë dhe duket se ai nuk po e pëlqen këtë, duhet të ndalosh dhe të mos e bësh më kurrë. Kjo gjë do ta inkurajojë atë person dhe tregon se ti je një njeri i cili e vlerëson atë.
- Thuaj “Faleminderit” kur dikush po të dihmon.
-Lëvdoje tjetrin në sy të të tjerëve, por korigjoje privatisht.
-Asnjëherë mos komento për peshën e dikujt. Thjesht thuaj “qënke në formë”. Nëse ai ka dëshirë të diskutojë për të humbur peshë, do ta hapë vetë i pari muhabetin.
-Kur dikush të tregon një foto në telefonin e tij, mos kalo në fotot e tjera majtas apo djathtas. Asnjëherë nuk e dimë se çfarë ka në vijim dhe ndoshta do të ishte më mirë të mos e dimë.
-Nëse kolegu apo miku yt të tregon se ka lënë takim me mjekun, mos pyet se për çfarë bëhet fjalë, thjesht thuaj “Shpresoj të jesh mirë dhe asgjë serioze”. Mos e vendos atë në pozitë të vështirë qe të detyrohet të tregojë për sëmundjet e tij personale. Nëse ai ka dëshirë që ti ta dish, do të ta thotë vetë pa qenë nevoja që ti të investigosh.
-Trajtoje pastruesen me të njëjtin respekt që trajton edhe shefin tënd. Askush nuk do ta vërë re nëse sillesh keq me të, por nëse sillesh mirë, njerëzit do ta vënë re që ti e trajton me respekt dhe ndoshta edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë.
-Nëse dikush po diskuton me ty dhe në të njejtën kohë vështron nga telefoni jot, bëj kujdes nga ky njeri.
-Kurrë mos jep këshilla nëse nuk po ti kërkon njeri.
-Kur takon dikë pas shumë kohësh, vetëm në rast se duan vetë të flasin, kurrë mos e pyet për moshën dhe për rrogën.
-Shiko punët dhe hallet e tua për sa kohë nuk je i përfshirë drejtpërdrejt në diçka. Thjesht qëndro larg gjërave.
-Hiqi syzat e diellit kur flet me dikë në rrugë. Tregon respekt dhe mbi të gjitha, kontakti me sy është po aq i rëndësishë sa vetë fjala.
-Kurrë mos fol për pasurinë tënde në prani të fukarait dhe kurrë mos fol për fëmijët e tu në prani të një prindi i cili nuk mund të ketë një fëmijë.
-Pasi ke lexuar një mesazh të mirë në telefon, gjithmonë thuaj “Faleminderit për mesazhin”. Mirënjohja është rruga më e lehtë për të arritur diçka që nuk e ke.
Thenie te bukura