lex Salmond (69), ish-kryeministri i Skocisë, vdiq pasdite gjatë drekës së konferencës që u mbajt në hotelin Inex Gorica në Ohër.
Supozohet se shkaku i vdekjes ishte një atak në zemër.
Përpjekjet e ekipit mjekësor të Ambulancës së Ohrit për reanimim kanë rezultuar të pasuksesshme.
Salmondi dje pati një prezantim në edicionin e dytë të Forumit për Diplomaci Kulturore, të bashkëorganizuar nga zyra e ish-presidentit Gjorge Ivanov, Qendra Ndërkombëtare “Aleanca e Qytetërimeve” dhe Instituti për Diplomaci Kulturore nga Berlini.