Maqedonia do ta rrisë buxhetin për mbrojtje! Në vitin 2025, 8.5 miliardë denarë për modernizimin e Armatës

Qeveria do të vazhdojë të investojë në modernizimin e Armatës dhe resurset njerëzore theksoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, me rastin e 100 ditë qeveri. Për momentin në proces të furnizimit janë disa automjete të lehta të blinduara, transportues të blinduar, pajisje kundër mbrojtjes ajrore, helikopterë, pajisje inzhinerike dhe pajisje për njësitë speciale. Siç thotë Misajllovski, me qëllim të modernizimit të Armatës do të rritet edhe buxheti. Sipas planeve të tyre, buxheti për vitin 2025 duhet të jetë 2,4% të Buxhetit të përgjithshëm shtetëror.

“Shprehur me përqindje dhe para propozim buxheti i Ministrisë së mbrojtjes për vitin 2025 kemi paraparë që të jetë 2.4%, përkatësisht rreth 23 miliardë denarë. Për paga dhe kompensime planifikohen 30% dhe për blerjen e pajisjeve dhe modernizim gjithashtu 30%, përkatësisht 7% nga deri më tani. Realizimi i Buxhetit në Ministri në këtë moment më 01.10 është 73%”, deklaroi Vllado Misjallovski, ministër i Mbrojtjes.

Ministri zbuloi se Ukraina përsëri ka kërkuar ndihmë ushtarake por edhe ndihmë tjetër, duke shtuar se do t’u dilet në ndihmë nëse pajisjet që kërkohen nuk do të ulin apo prish funksionimin e Armatës maqedonase.

Misajllovski njëherë zbuloi se nga njëra anë është shfuqizuar marrëveshja me Kompaninë për ushqim për Armatën. Ai thotë se rreth 60 pjesëtarë të Armatës janë helmuar për shkak të ushqimit të pasigurt që ka ofruar kompania, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë gjetur disa baktere në hapësirat e punës së kompanisë që ka kryer ketering të ushqimit, por nuk i ka larguar pas vërejtjes së parë.