Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të Zëvendëskryeminitrit për politikat e qeverisje së mire Arben Fetai, e aprovoi vendimin me të cilin në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit përfshihet anëtar nga Shoqëria Civile.
“Në këtë drejtim Këshilli për Bashkëpunim të Qeverisë dhe Shoqërisë Civile do të jep nominim të anëtarit nga shoqata e cila së paku 10 vjet ushtron veprimtari në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korupsionit. Ky është një hap i rëndësishëm ku sektori civil do të jep kontributin e vet në parandalimin dhe luftën kundër korupsionit e jo si deri tani ku shoqëria civile ka pasur vetëm rolin e vëzhguesit”, njoftoi përmes një komunikate kabineti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Arben Fetai.