Presidenti amerikan Donald Trump është i bindur se trajtimi që Kina po bën epidemisë koronare është provë që Pekini është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet që ai të humbë zgjedhjet e nëntorit ku synon një mandat të dytë.
“Kina do të bëjë gjithçka që mundet që unë të humbë zgjedhjet,” i tha Trump në një intervistë me Reuters nga Zyra Ovale.
Trump tha se ai beson se Pekini dëshiron që kandidati demokrat Joe Biden të fitojë zgjedhjet, për të zvogëluar presionin e SHBA-së ndaj Kinës për marrëveshjet tregtare.
Lufta dy-vjeçare tregtare SHBA-Kinë në janar të këtij viti u ndalua përkohësisht pasi u nënshkrua faza e parë e një marrëveshje tregtare, duke e angazhuar Kinën të blejë mallra amerikane me vlerë 200 miliardë dollarë në dy vitet e ardhshme.
Trump tha se po shqyrton mundësi të ndryshme kur bëhet fjalë për përgjegjësinë e Kinës për pandeminë koronare.
“Ka shumë gjëra që mund të bëj,” tha presidenti amerikan, por tha se nuk dëshiroi të hyjë në detaje.
Të hënën, Trump tha se Kina mund të kishte ndaluar virusin përpara se të përhapet në botë, dhe tha se administrata e tij po kryente hetime për të zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi.
Shtetet e Bashkuara janë renditur në vendin numër një në botë për nga numri i të infektuarve (1,056,811) dhe viktimav (61.190).
Sa i përket zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, Trump tha se ai nuk besonte se ata do të shndërroheshin në një referendum se si administrata e tij merrej me krizën e shkaktuar nga virusi koronar.
Ai gjithashtu deklaroi se nuk besonte në sondazhet, të cilat treguan se kundërshtari i tij i mundshëm, Biden, mund t’ja rrezikonte një mandat të dytë.
“Ai ka qenë i paaftë për 30 vjet”, tha Trump.
Një sondazh i fundit i realizuar nga Ipsos tregon se 44 përqind e amerikanëve do të votonin për Biden dhe 40 përqind do të votonin për Trump.
“Unë nuk besoj në sondazhet. Unë besoj se njerëzit në vendin tonë janë të zgjuar dhe nuk do të zgjedhin një person që është i paaftë. Ai ka qenë i paaftë për 30 vjet, që kur ishte senator deri në kohën kur ishte zv/pPresiden në mandatin e Barack Obama-s. Çfarëdo që të bënte ishte e keqe dhe politika e tij e jashtme ishte një katastrofë,” tha Trump.
Trump tha se ai mendon se ata që janë në mbështetjen e demokratëve për Bernie Sanders do të votojnë për të në zgjedhjet presidenciale.
Kujtojmë se Sanders u tërhoq nga fushata për nominimin presidencial Demokratik dhe ofroi mbështetje për Biden./tesheshi.com/