Tragjike, ndërroi jetë fëmiu 6 vjeçar nga Gostivari duke trajnuar

Me datë 03.10.2024 në ora 20.25 në SPB Tetovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit është raportuar se nga stadium në lagjen Dutllok me ekip të Emergjencave mjekësore është sjellë
një i mitur nga Gostivari pa shenja jete.
“Sipas raportit, fëmija gjashtëvjeçar është sëmurë gjatë stërvitjes së futbollit dhe pas
disa tentativave për reanimim, mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer ekipi i Policisë së Gostivarit në bashkëpunim me prokurorin
publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.