SORKADHJA

Më erdhi sorkadhja fare pranë shtëpisë, herët në mëngjes;

ishte e mitur, e hajthët e sfilitur,
si një fëmijë që kishte vrapuar tërë natën duke ikur nga lufta, nga
skenat e tmerrshme me njerëz
të vrarë, kurmndrydhur në
gërmadha betoni.

Athua deshte të më pyesë
diçka mua, po si t’i përgjigjem,
më thoni?

Na është topitur mendja, edhe
zemra, e s’na ka mbetur një
pikë gjaku që mund të na bëjë
të ndihemi të denjë për të qenë
të lirë e të guxojmë ta themi të vërtetën.

Edhe ne, shqypot,që e pamë
se ç’do të thotë ta kesh’ kokën
në kërcu vënë, bëjmë sikur
s’dimë se ç’bëhet,
dhe mbajmë anë me ata që na ndihmuan, edhepse ndërgjegja
na bren gjer në palcë.

Më vjen turp kur shikoj e dëgjoj propaganda ekstreme, me fyerje
në adresë të arabëve a hebrenjve.
Kjo nuk përkon me karakterin
njerëzor.

Dihet se një popull nuk duron
robëri dekadë pas dekade,
por sulmi i 7 tetorit na dha një mësim se nuk i bihet murit me kokë dhe se prijësit e kujdo rryme qofshin kanë përgjegjësi të madhe për atë që
mund t’i ndodhë kombit.

Ashtu si reaguam para një viti,
ashtu duhet të reagojmë edhe
sot, të themi atë që mendojmë
ose të pranojmë se nuk jemi
komb i lirë.

Nuk them se duhet
ta manifestojmë hapur
qëndrimin tonë, po ta
pranojmë për vete të paktën,
e të mos bëjmë moralizime
tjera bajate.

Në zemrat tona, në qetësi,
të jemi me të vërtetën, dhe
ta pranojmë paaftësinë tonë
për ta thënë atë botërisht.
😌

Imri Demisai