VMRO-DPMNE sot ka akuzuar Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen se sa ishin në pushtet rrënuar institucionet dhe kanë punuar vetëm për të mbushur xhepat e tyre.
“Për të ecur përpara, ne duhet të dimë fakte për të kaluarën. Për të ecur përpara duhet të dimë se çfarë na la qeveria e mëparshme e LSD dhe BDI. Për të parë se ku jemi, duhet të dimë se ku kemi filluar dhe çfarë kemi trashëguar? Për të vlerësuar nëse jemi të kënaqur, duhet të dimë se çfarë ka ndodhur? Realiteti që na ka lënë qeveria e LSD-së është korrupsioni dhe krimi, institucionet e rrënuara, Maqedonia në fund të rajonit në të gjitha parametrat dhe çfarë jo, lista është e gjatë. Çfarë kanë bërë Venko Filipçe dhe Zoran Zaev kur ishin në pushtet?”, pyesin ata nga VMRO-DPMNE.
Nga aty thonë se “përderisa Filipçe dhe Zaev ishin në pozita në pushtetin qendror, u interesonte vetëm se si të mbushnin xhepat e tyre”.
“Vëllezërit e tyre i përdornin në mënyrë të barabartë funksionet. Nikolla Filipçe dhe Vice Zaev punuan së bashku se si të miratojnë tregun e energjisë. Një termocentral diellor në një lokacion atraktiv prej 23,000 metrash katrorë, vetëm pesëqind metra vijë ajrore nga kufiri me Greqinë, u ndërtua në kohë rekord dhe të gjitha fazat nga konvertimi i tokës deri te miratimi i ndërtimit u kryen në kohën kur Zoran Zaev dhe Venko Filipçe ishin në pushtetin qendror në Maqedoni.
Përveç kësaj, milionat e Venko Filipçes po rrotullohen në Petriç, Bullgari. Vend ku paraprakisht ishin regjistruar kompanitë e familjes Zaev”, thonë nga VMRO-DPMNE.