Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Irani “do të vuajë” për sulmin e fundit raketor.
“Irani bëri një gabim të madh sonte – dhe do të paguajë për të”, tha Netanyahu.
Ai shtoi se sulmi kishte “dështuar” – pavarësisht pretendimeve nga Teherani i cili tha se rreth 90% e raketave goditën objektivat e tyre, shkruan skynews.
Ekziston një dorë e qëllimshme dhe vrasëse pas këtij sulmi – ai vjen nga Teherani”, shtoi Netanyahu.
“Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: kushdo që na sulmon – ne do ta sulmojmë atë”, përfundoi ai.
Bëhet e ditur se raportet nga SHBA-ja sugjerojnë se shumica dërrmuese e raketave u kapën me sukses – dhe asnjë dëm, lëndim apo vdekje nuk është raportuar ende nga Izraeli.
Zyrtarët izraelitë tashmë janë zotuar për një “përgjigje të dhimbshme” kundër armikut.
Pas sulmit masiv me raketa balistike nga Irani drejt Izraelit, dy rivalët e kanë kërcënuar njëri-tjetrin me sulme të tjera, duke shtuar frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.