Ky është parashikimi i motit për sot

Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 7, ajo maksimale do të arrij prej 19 deri n 25 gradë!

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë.