Mos qëndro te varri im duke qarë, nuk jam aty,nuk flej

Mos qëndro te varri im duke qarë,
Unë nuk jam atje poshtë, nuk flej.
Unë jam një mijë erëra që fryjnë,
jam xixëllonjat e diellit në dëborë,
jam drita e diellit në kokrra të pjekura,
Unë jam shiu i butë në vjeshtë.
Kur zgjohesh në mëngjes,
a jam unë ngritja e shpejtë e zogjve
në një fluturim rrethor.
Unë jam drita e butë e yjeve gjatë natës.
Mos qëndro te varri im duke qarë,
Jo atje poshtë nuk ka gjumë.
Thjesht nuk mund të më shohësh më, mos më prek më.
Por unë do të jem gjithmonë atje kudo që të jesh.
Unë do të jem era që butësisht godet flokët e tu –
shiu që prek butësisht lëkurën tënde –
ylberi në horizont që të jep ngjyrat më të bukura –
dielli që të ngroh e qesh me ty –
aromën e verës që merr frymë –
tokën në të cilën ecën-
natën që lashë yjet të shkëlqejnë për ty –
dita që do t’ju sjellë një mijë surpriza –
shpresa që të mbart kur je e trishtuar –
ajo ndjenjë që merr kur je i lumtur.
Ti mund të flasësh me mua, unë gjithmonë do të të dëgjoj –
ose thjesht qaj, pastaj do të të marr në krahë dhe do të ndjehesh e lirë.
Do të rri zgjuar mbi gjumin tënd dhe do të të jap ëndrra të mrekullueshme.
Nuk ke pse të kesh frikë, nuk je kurrë vetëm,
sepse unë do të jem gjithmonë aty ,
kur ti mendon për mua, ashtu si unë mendoj për ty!

Florie Bekteshi