Selami Zhaku nga Struga vlerësohet në Dibër për kontributin vullnetar gjatë pandemisë


Përfunduan me punën e tyre vullnetare dy nga mjekët që erdhën si përforcim për kuadrin e Spitalit të Dibrës pas situatës më të fundit me koronavirus. Një nga mjekët që vullnetarisht u vu në shërbim të Spitalit të Dibrës ishte dhe mjeku strugan Selami Zhaku. “Faleminderit Dr. Selami Zhaku dhe Dr. Filip Taneski.


Sot e përcjellim edhe grupin e fundit të mjekëve të cilët ishin përforcim për Spitalin e përgjithshëm Dibër, ndaj shërimit të sëmundjes Covid-19″ka thënë drejtori i Spitalit të Dibrës Baki
Drejtori Dr.Baki Alili falemenderon mjekët nga Struga për kontributin e dhanë por edhe për të gjithë ata të punësuar pranë Spitalit të Dibrës, që ishin në gadishmëri për tiu dhanë ndihmë dhe shërbim shëndetësor qytetarëve të tyre. Dhe Falemenderim të veçantë për të gjithë Dibranët për sjelljen, maturinë dhe mençurinë e tyre dhe ndihmesën e tyre për të dal nga kjo situatë dhe krizë kolektive shendetsore. Strugalajm