NGA DEÇANI NË TIRANË …
Kjo është një çështje
shpirtërore, tha Edi Rama☺️
Ne jemi më të denjë
për këtë, shtoi Baba Mondi🤨
Ti nuk gjen asnjë “background?”,
e pyeti Blendi Fevziu analistin në Opinion. Ende jo, u përgjigj ai.
Hipoteza ime e parë dhe
më idealiste është kjo:
të sensibilizohen
besimet shoqëria që
të merren më shumë
me shpirtin e jo vetëm
me dogmën.
-Amanet shpirtin, i tha
Sokrati athinasve,
para se të vdiste, dhe
këtë amanet e vunë
në jetë mistikët e feve
të ndryshme, sidomos
sufistët.
Përshtypja ime e
përgjithshme është
se kisha dhe xhamia
në trojet tona predikojnë
dogmën, e nuk merren
fort me shpirtin.
Besimtarët tanë nuk
dinë gjë nga mësimet
e Augustinit e të al-Ghazalit,
për shembull, edhepse
nevoja për ndihmë
shpirtërore në shoqërinë
tonë është shumë e madhe.
Feja katolike e ka rrëfimin
si metodë ”psikoterapeutike”,
por unë kam pritur më shumë,
sidomos nga sekti sufist.
Ne jemi një komb i
traumatizuar
e i përçarë ideologjikisht,
i papajtuar me humbjet
shekullore dhe me plagën
e pashëruar të kohës
së diktaturës.
Këto plagë na kanë hutuar
deri në atë masë sa i kemi
humbur vlerat më
themelore njerëzore
në të gjitha nivelet, dhe
kjo dukuri paraqet një
rrezik të madh për
shtetin dhe kombin.
Unë do të kisha dashur
që kryeministri, për
t´ia kaluar lëvizjes së
Deçanit, të krijonte
kushte më të mira për
një qendër shpirtërore
bektashiane, që do të
ishte shembull i mirë
edhe për fetë e tjera.
Nëse kjo qendër
do ta kryente misionin
e vet nuk do t´i kishim
punët kaq keq, si
nga ana sociale dhe
nga ana psikologjike.
Nëse unë e hap një
“lëvizje shpirtërore”
për të mirën e shpirtit
shqiptar, mund ta bëj këtë
më mirë me përkrahjen e institucioneve ekzistuese,
pa u bërë shtet më veti.
Sekti bektashian ka
një traditë më të mirë
për ta vënë në jetë
amanetin e Sokratit,
por me punë e jo me fjalë.
Deviza sufiste ishte
“Nga fjala në vepër”,
një lëvizje kuptimplotë
nga ligjet e fesë drejt
harmonisë së
perëndishme.
Një reformë si kjo
me ndërhyrje politike
mund të jetë ”gjëma e tretë”
për bektashinjtë🤔
(idemisai) 26-09-2024.