39 vjeçari nga Gostivari, është privuar nga liria pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij 61 vjeçare, thuhet në raportin e Policisë!
Me datë 27.09.2024 në ora 00:50 në rrugën ,,Zhivko Brajkovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin F.A.(39) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit se në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 61-vjeçare, me gjëra prej druri dhe metali. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në raportin e Policisë.