Banorët e Kazakistanit janë suprizuar me gjestin fisnik të policit Bakhtiar(Baftjari) Yakipov. Në vend që të merrte pjesë në dëbimin me forcë të një familje që nuk kishte para të mjaftueshme për të paguar qiranë, ai u dha atyre para për qira nga xhepi i tij.
Pronari i apartamentit kontaktoi policinë duke i kërkuar që të ndihmojë në dëbimin e qiramarrësve. Oficeri Bakhtiyar Yakipov erdhi aty dhe ndjeu keqardhje për dramën e një çifti të martuar me dy fëmijë, njëri 4 muajsh.
Bashkëshortët i sqaruan Yakipov se gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia ata humbën punën e tyre. Pronari i shtëpisë u dha atyre dy orë për të lënë banesën, por familja nuk kishte ku të shkonte.
Kështu, polici vendosi t’jua paguaj qiranë dhe gjesti i tij nuk do të dihej nëse nuk do të ishte përshkruar në rrjetet sociale nga vetë bashkëshortët.