Mesazhe për burrat e fuqishëm nëpër rrugët e Maqedonisë janë shumë të dukshme ditëve të fundit.
Para disa ditëve nëpër Shkup, Gostivar, Tetovë dhe Kumanovë janë parë mesazhe nga mbështetësit e Ali Ahmetit, që kërkonin të kthehet ai në pushtet.
“Qeveria don burra, kthehu Ali Ahmeti” ishte mesazhi që e vërejtën vozitësit në urat e rrugëve të qyteteve dhe nëpër autostrada.
I menjëhershëm ishte reagimi i kundërshtarëve politik me pankartën “Burgi o për burra” që u pa e vendosur mbi urën e parë në hyrje të Tetovës.
Ndërkohë koalicionet shqiptare, Fronti Evropian dhe VLEN vazhdojnë me “luftën” në distancë për pushtetin duke dërguar disa komunikata në ditë me sulme për njëra tjetrën.