VMRO-DPMNE: Aktronte modestinë, Pendarovski gënjeu qytetarët!

Ish-Presidenti Stevo Pendarovski ka gënjyer qytetarët kur aktronte modestinë – thonë nga VMRO-DPMNE-ja lidhur me hapjen e zyrës së Presidentit. Sipas VMRO-DPMNE-së, kabineti I Pendarovskit më 14 maj, ka kërkuar nga institucionet e shtetit, që Pendarovski në të ardhmen do ta shfrytëzojë të drejtën e hapjes së zyrës, ku tre nga punonjësit aktual në Kabinet, do të angazhohen si mbështetje në aktivitetet e ish-Presidentit për takime me politikanë të dikurshëm dhe aktual dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.

TONI JAREVSKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-së

“Stevo Pendarovski dhe kabineti I tij gënjyen. Vetëm një ditë pasi kishte dhënë qëndrimet nëpër media, respektvisht më 15 Maj, sipas informatave tona, Pendarovski ka kërkuar t`i lejohet shfrytëzimi I hapësirës së zyrës, veturë zyrtare dhe vozitës. Për Pendarovskin e ardhmja qartazi është një ditë pasi kishte thënë se ndonjëherë do ta hap zyrën. Nuk e kuptojmë hipokrizinë e Pendarovskit, kur është e qartë se qëllimi ka qenë që zyrën ta merr mënjehërë, kurse dëshmi për këtë është se më 3 qershor ka gjetur zyrën dhe ka dakorduar çmimin për qiranë. Stevo Pendarovski nuk ka ndryshuar asnjëherë, qëndrimet e tij nuk mbajnë as një ditë.”