Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin VLEN se po publikon deklarata kundër kreut të BDI-së Ali Ahmetit, të shkruara në selitë e partive maqedonase.
“Është e papranueshme që partitë shqiptare të publikojnë deklarata kundër Ali Ahmetit, liderit të shqiptarëve, të shkruara në selitë e partive maqedonase. Ky akt është një fyerje për të gjithë shqiptarët dhe tregon mungesën e respektit që kanë këto subjekte për vullnetin e popullit. Nuk mund të lejojmë që ata që pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët, të jenë vegla të forcave të tjera. Është koha që të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Ademi.