Struga Trim Lum rrëzon nga piedestali Shkëndijën falë investimeve të familjes Qyra

“Transfermarkt.de” ka publikuar së fundmi edhe vlerat e përditësuara të lojtarëve dhe të klubeve në mbarë botën. Sa i përket tregut tonë modest, edhe pse nuk mund të krahasohemi me ato europiane, ka një klasifikim vlerësues.

Në këtë përditësim të vlerave rezulton se skuadra kampione në fuqi e Struga Trim Lum, është klubi më i shtrenjtë në Maqedoni, duke rrëzuar kështu nga piedestali Shkëndijën e Tetovës.

Vlera e të kuqve përllogaritet të jetë 5.52 milionë euro, ndërsa e “kuqezinjëve” 4.99 milionë.

E treta në renditje është AP Brera me një vlerë prej 4.69 milionë eurosh, duke lënë pas vetes FC Shkupin, që ka një vlerë prej 3.53 mln euro.

Pasojnë emrat kampion, si Rabotniçki, Sileksi dhe Vardari, derisa Gostivari, renditet në pozitën e 8-të me një vlerë prej 3.06 mln euro.

Në mesin e katër skuadrave të fundit në këtë renditje, bëjnë pjesë edhe dy skuadrat shqiptare, Besa e Dobërdollit dhe Voska Sport.

Ndryshe totali e Ligës së Parë, sipas “transfermarkt”, kap vlerën e 38.41mln eurove. (infOSport.mk)