Cilin epidemiolog beson?

Cilin epidemiolog beson?

Debati mbi mbylljen në shtëpi nuk është një garë mes të mirës dhe të keqes

FREDDIE SAYERS

Java e shkuar ka qenë një histori e dy epidemiologëve. I pari ishte një profesor suedez, Johan Giesecke, intervista e të cilit një javë më parë shkaktoi jo pak debat. Troç dhe ftohtë, i pa interesuar në lidhje me përqindjet, Giesecke nënvlerësou gravitetin e pandemisë së koronavirusit me fjalë që elektrifikuan skeptikët dhe tmerruan kritikët. “Nuk mendoj se ju mund ta ndakonë atë’ u shpreh ai, ‘ajo është si një tsunami, që po kalon në mes të Europës.” Numri i vërtetë i vdekjeve, sugjeroi ai, do të jetë sa ai i një gripi të egër në sezonin e tij – mbase dy herë më shumë – ndaj ne duhet të bëjmë çfarë mundemi që ta ngadalsojmë dhe në një farë mënyrë t’i japim një dorë shërbimit mjekësor, por ta lëmë të kalojë.

Më tej, këtë fundjavë, ishte radha e profesor Neil Ferguson t’i kthente një përgjigje kritikës nga Suedia se parashikimi i tij ishte tejet pesimist dhe që kish vlerësuar drejtimin e qeverisë Kineze si të zotë. Ai na pasyqroi një pamje tërësisht tjetër – më të përmbajtur, më të trajnuar nga ana mediatike, i mungonte pesha e një profesori karizmatik të një profesori emeritus, por e kompensonte atë me aftësinë për të vendosur mirë faktet dhe të dhënat. Me gjithë dëshirën për të qenë i gabuar në parashikim, ai tha se përqindja e fatalitetit nga rastet e Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar me gjasë do të jetë 0.8-0.9%, që do të thotë se edhe duke lënë jashtë vetëm të rinjtë dhe të shëndetshmit kjo do të çojë vdekjet në 100 mijë në fund të këtij viti. Ne duhet të përgatitemi për një betejë të gjatë, për një realitet të ri të distancimit social, që me gjasë do të vijë në vitet në vijim.

Në teori, ka një mosdakordësi shkencore që duket se zbret deri tek përqindja e infektimeve fatale, analizën e seroprevalencës, dhe numrave të R0 — dhe njëri ose tjetri me gjasë do të dalë i sakti. Por në një farë mënyre unë dyshoj se do të ketë përherë një përplasje se si vdekjet janë numëruar dhe impaktin ekonomik dhe shëndetësor që do të ketë mbyllja në shtëpi që do të na shtyjë pafundësisht në një përfundim të saktë mbi këtë debat. Gjithashtu është e mundur se një nga ato mund të jetë korrekt në frymë por jo në numra.

Përgjatë gjithë kësaj metrike, dhe gjithë argumentave vitalë të kostos së njeriut si pasojë e politikave të ndryshme, pozicioni jot karshi këtij virusi të mallkuar vjen si pasojë e pikëpamjes tënde për botën. A je një Giesecke apo Ferguson? Eksperti që ju tërheq më shumë ka shumë pak gjasa që të mos ketë pikëpamjet e tua për shkencën – ai është pak a shumë një miksim mes preferencave të tua politike, eksperiencave të tuaja në jetë dhe qëndrimit tuaj ndaj riskut dhe vdekshmërisë si dhe raportit tuaj me autoritetin. Ndoshta secili prej nesh ka elemente të dyja instikteve brenda nesh – por çfarë përfaqësojnë ato realisht?

Ajo çfarë ato nuk janë, përtej përpjekjeve të medias sociale për t’i veshur, lidhet me të qenurit e mira dhe e keqja. Qartësisht të dy ekspertët janë shkencëtar të arrirë që përpiqen të japin më të mirën për të kuptuar këtë kërcënim kompleks. Përndryshe debati mbi mbylljen nuk është një garë mes racionales, njerëzve të mirë që vlerësojnë jetën dhe nga ana tjetër e kalorësve të cinikes që kanë mendjen vetëm tek ekonomia dhe të shpëtojnë veten e tyre pa e vrarë mendjen për askënd tjetër. Nëse ata që duan të bëjnë mirë do ta shtyjnë këtë narrativë, ata thjeshtë do ta humbasin argumentin që kanë në favor të tyre.

Nuk ka asnjë mosmarrëveshje në princip për shenjtërinë e çdo jete njerëzore, përtej përpjekjeve për të njollosur ata që kanë një mendim për të përshphejtuar daljen nga karantina, si njerëz “pro vdekjes”. Parimi se një rritje në nivelin e infeksioneve dhe për pasojë vdekjes, është i tolerueshëm për të mirën e përgjithshme edhe pse nuk shprehet publikisht është gjerësisht i pranueshëm nga të dyja palët si argument. Danimarka vendi emblematik për karantinën e parë dhe të ashpër, tanimë ka hapur shkollat fillore bashkë me një model që paraqet një parashikim se ku do të mbërrijë infeksioni. Askush nuk u habit për këtë, pasi edukimi i fëmijëve është me gjasë një e mirë morale. Është thjesht një pyetje se në cilin spektrum të jetës do të bie; sa vdekje do të mund të tolerosh për një të mirë të përgjithshme?

Në termat e politikës britanike, “vendi i zbritjes” (landing zone) ndodhet mes hapësirës së dy ekspertëve. Sipas logjikës së Giesecke, ne do ta definonim suksesin thjesht në termat e sigurimit të mos mbushjes së sistemit spitalor — që do të thotë ngadalsimi i përhapjes dhe mbrojtja e njerëzve vulnerabël sa më shumë dhe praktikisht të jetë e mundur por duke lëvizur më tej drejt masave hapëse dhe dalje nga karantina dhe me plan për t’i rikthyer vetëm kur sistemi shëndetësor është duke shkuar në nivelin kritik. Sipas qasjes së Ferguson, ne do të përpiqemi të mbajmë numrin në këto nivele që më pas të nisim një testim afatgjatë “testimi, evidentimi dhe ndjekje” të virusit për ta mposhtur atë, përmes elementëve të distancimit social kështu që minimizohet transmetimi derisa një vaksinë të zbulohet.

Apeli i parë është i qartë dhe racional dhe gjithashtu ka një pikë fundore kur virusi ka kaluar dhe jeta mund t’i kthehet normalitetit. Por ai vuan nga një problem në dukje i rëndë që lidhet me sasinë e vdekjeve nëse ne kemi rreth 100 mijë vdekje shtesë nga COVID-19, siç është shprehur Professor Ferguson, por mund të kthehemi në normalitet pas asaj, a do të ishte e pranueshme kjo zgjidhje? Pra dy njerëz në njëzetmijë të tillë, shumica e njerëzve do të njihnin dikë që do ndërronte jetë. Po sikur të jenë vetëm 20 mijë? Apo 200 mijë?

Mirëpo logjika e Ferguson do të ishte me gjasë më atraktive për politikanët, ndërsa ata i bëjnë dalje kësaj pyetje të vështirë, ata vazhdojnë të ndjekin rrugën në fjalë me virtyt dhe siguri. Sikundër guvernatori i New York, Cuomo do të shprehet, “ne nuk do të pranojmë premisën se jeta njerëzore është e flakshme.” Ka një apel të shoqërsië për të mbrojtur më vulnerabilët dhe ne e dimë që sondazhet flasin për një mbështetje ndaj një qasje me të matur.

Por kjo është një politikë e gabuar pasi nuk ka asnjë masë matëse suksesi dhe asnjë rrugëdalje; nëse qëllimi është vetëm “ta ulim transmetimin”, sa ulët është e mjaftueshme? Çdo lëvizje larg karantinës totale potencialisht të çon ty më larg synimit dhe pas në një frikë të pafundme të rasteve që rriten dita-ditës sërishmi.

Sipas botëkuptimit të ‘Giesecke’, kjo nuk do të ishte një fitore por një dorëzim. Bota është kthyer në një vend me ankth të pafundëm, me një kërcënim të vazhdueshëm që rri pezull mbi jetët e njerëzve – familjet nuk mblidhen dot më bashkë, lutjet kolektive të besimeve fetare, fëmijët, planet për të ardhmen, projekte kreative – kjo rrezikon të shndërrohet në një botë të vogël dhe tejet të frikshme. Dhe mbi të gjitha do të kemi një shtet shtypës që ka gjasa të shndërrohet në një regjim opresiv ndër më të egërit në histori, nga më puritanët tek më komunistët, që në mënyrë të gabuar u përpoq që të ribënte rendin natyror në kërkim të një definimi të virtytit. Njerëzit që zbythen nga kjo lëvizje në këtë drejtim zorr se mund të mos llogariten apo të quhen imoralë.

Diku mes këtyre instikteve qendron një rrugë e mençur përpara; rruga që duhet të zbulohet nuk do jetë mes fakteve të ndryshme por mes botëkuptimeve të ndryshme.

Mes fjalëve të tij të kujdesshme, unë shoh diçka idealiste në lidhje me Neil Ferguson — më i riu mes dy shkencëtarëve ishte i dhënë për të zbuluar rrugë të reja dhe për të fituar një betejë. “Ne jemi në një vend të tmerrshëm apo jo,” iu shpreha atij me shpresën që do të binte dakord, në të kundërt, mu shpreh ai, bota ka mundur të arrijë atë që nuk mendohej në këtë shekull, ka mundur të ndalojë përhapjen e një virusi respirativ në zhvillim e sipër. Modeli Koreano Jugor ofron ndihmë për një teknologji të re përgjigje ndaj një epidemie. Për një ekspertë që ka vite që meret me rastet e vdekjes dhe modelimin e tyre kjo mund të ndjehet si një progres i madh për botën kundër luftës me sëmundjen.

Ndërkohë, disi më ironik si pasojë e kërcënimit të kësaj sëmundje ndaj të moshuarve dhe shtresa e vulnerabileve, qasja e Giesecke ndjehet e mbrujtur më shumë nga perspektiva filozofike e një jete të mëvonshme. Ai ka parë shumë pandemi; ne jetojmë në një botë të mbushur me kërcënime dhe rreziqe, dhe nuk mund të ndalojmë një të tillë të ndodhë prapë. Të rinjtë duhet të lihen të bëjnë atë që të rinjtë bëjnë, të vejtrit (duke mos pasur luksin e jetës përpara) duhet të lejohen të zgjedhin nëse duan të shkojnë të shohin nipat e mbesat e tyre duke pasur parasysh riskun.

Nëse je më shumë Giesecke apo Ferguson, ka ardhur koha që të rreshtim së preteduari se përgjigja jonë ndaj këtij kërcënimi është thjesht një çështje shkencore apo një zgjedhje e kollajtë morale mes të mirës dhe të keqes. Ajo është një çështje se në çfarë lloj bote ne duam të jetojmë dhe me çfarë kostoje.

Erasmusi.org