Poezi nga Ibrahim Abedini kushtuar Dollogozhdës dhe bijve të saj trima


Poezi nga Ibrahim Abedini kushtuar Dollogozhdës dhe bijve të saj trima


Poeti Strugan(I.Abedini) vjen me poezinë ” Lapidar i trimërisë”, kushtuar Dollogozhdës dhe bijve të saj trima që morën pjes në tri luftrat e fundit. Me këtë gjest të vogël poeti nderon veprën atëdhetare të këtyre trimave!


Lapidar i trimërisë


Si më e vogla e detit valë

Për mbi fushë e ndër mal

Ngritur e ngjitur si në piedestal

Për trimëri nuk ka kush të të dal


Pjesë e trungut Ilir, degë e asaj rrënje

Syrin në nishan je mbesë shqiponje!

Trimëri mbi trimëri Dollogozhda është nji

Për atëdhe e për liri në tri luftra u përfshi


E para e Strugës, në valle kushtrimin e toqe

Me komandant Nuriun dhëndërr prej

Junikut Për liri gishtin kurrë nga pushka nuk e hoqe

Luftove armikun si Isa në grykën e kaçanikut


Dollogozhdë moj Ilirjane zinxhir bukurie

Në brez jataganin Ilir me zemër trimërie

Ngjitur mbi një kodër si ball krenarie

Me vëzhgim parësie, o flamur Arbërie!


Kënga dhe vallja i nisi trimat në fushbetejë

Me flamurin kuq e zi si në dasëm e krushqi

Dalë nga çerdheja vatër e atëdhedashurisë

Yll e dritë tërë liqenit, shembull i trimërisë


Rrënjë lëshoj trimëria në dheun e kuq si gjaku

Strugës iu rrit krenaria kombit iu ngrit bajraku

Rrofsh moj Dollogozhdë, moj shkëmb djalërie

Mbyte malin me errësirë solle te ne frymë lirie


Në ato krasta me shkëmbinj zemër e bujarisë

Këtë bijë të madhe të shqipes flamuri e ka rrit

Dollogozhdasit krenarë, lapidarë të trimërisë

Sa për nder e sa për vatër kurrë nuk janë korit


Nga vijnë ata çuna ngjitur për mbi kullat me bajrak

Gjerdanët mbushur plotë fishek, teleisur për merak?

Nga Oxhaqet e Dollogozhdës për liri që derdhin gjak

Me nder e me respekt si në betejë edhe në konak!…

Shkruar nga Poeti Strugan (I. A) 2020/04/28