Sektori i kontrollit të brendshëm dhe i hetimeve kriminale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj tre punonjësve të policisë për mos-realizim të vendimit gjyqësor. Sipas njoftimit të MPB-së, polici i parë dhe i dytë nuk kanë vepruar sipas urdhrit me shkrim të Gjykatës Themelore të Kërçovës për dërgimin e të dënuarit në burg, me qëllim të vuajtjes së dënimit me burgim prej një vit. Siç thuhet, dy policët e kanë dërguar personin në burgun e Manastirit, por pasi nuk është pranuar aty për shkak të mungesës së vendeve të lira, policët e kanë liruar pa asnjë dokument zyrtar pa miratimin e gjykatës. Policët këtë e kanë bërë me miratimin e zyrtarit të tretë të denoncuar në cilësinë e personit përgjegjës, i cili nuk ka lëshuar urdhër që personi i dënuar të sillet dhe të ndalohet në stacionin policor në Manastir, gjë që bie ndesh me Rregulloren për kryerjen e punëve policore në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Krahas kallëzimit penal do të bëhet propozim që këta tre punonjës të nisin procedimin disiplinor dhe t’i largojnë nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës.