➡️DARDANËT.

👉Popullsia më e madhe ilire, banor të një treve te gjere qe shtrihej në Veri të lumit Angri e Margi (Ibari e Morava) Jug deri tek rrjedhja e sipërme e lumit Aksion (Vardar) ne kufì me Paionet. Në Lindje Dardania kufizohej me trakët dhe në Perëndim arrinin deri ne Malin Skard (Sharri) dhe lumin Drilon (Drini).

•Nga nënfiset kryesore të Dardanisë njihen “Galabrët”e “Thunatët”.

•Zbulimet arkeologjike ne viset e Dardanise dëshmojne se këtá kishin arritur zhvillim ekonomik shoqëror relativisht të lartë, që në kohen e hekurit. Te kesaj kohe jane qëndërbanimet e para të fortifikuara dhe marrëdhëniet me qytetet e mëdha të bregdetit te Adriatikut Jugor.
Ne shek.III p.e.s ne Dardanì u zhvillua jeta qytetare. Qytet me rëndësi dhe qënder e madhe xehetare ishin Damastioni, qe ka prere edhe monedha. Ne burimet antike Dardanët përmenden relativisht vone, sidomos lidhur me luftrat kunder maqedonasve.

•Si fis i fortë e luftetar Dardanet përballën për afer dy shekuj përpjekjet e shtetit maqedon per t’i zgjeruar kufijte drejt Veriut ne kurriz të Dardanisë. Ne shek. III p.e.r. Dardanët kishin krijuar mbreterine e tyre me dinastinë e Longarit dhe ishin bere nje fuqi politike e rendesishme e Ballkanit. Ne shek.II I. p.e.r. Dardanët bënë nje qëndresë dhe lufte te gjatë kundër pushtuesve romakë. Pas pushtimit te Dardanisë romaket ndoqën nje politike shtypjeje të egër dhe shfrytëzuan xeherorët. Me kete lidhet vendosja e nje kolonie romake ne Shkup dhe ngritja e vendbanimeve te vjetra dardane të trevave xeherore ne rendin e municipit, si Ulpjana, Municipium DD etj..

✍️Dardanet ruajtën gjuhën e shume elemente te kultures materiale e shpirterore edhe në shek. II – IV pas e.r. Ata i qendruan asimilimit te perandorise romake dhe iu përgjigjën me arme shfrytëzimit e shtypjes. Njihen ne historì kryengritësit dardanë, te quajtur Latronët e Dardanisë. Ne antikitetin e vonë dhe ne mesjeten e hershme Dardanët vijuan të ruajnë gjuhën gjuhën e kulturën e tyre dhe morën pjesë bashkë me ilirët e tjerë në formimin e popullit shqiptar.