Kryeministri Hristijan Mickoski do udhëtojë më 19 shtator për në Bruksel, ku do të prezantojë propozimin qeveritar për zhbllokimiin e eurointegrimeve të vendit. Në konferencën e sotme për media, Mickoskit tha se, tani është një periudhë ku nuk mund të ndodhë asgjë në negociatat me Bullgarinë, duke pasur parasysh rrethanat aktuale politike në shtetin fqinj. Kryeministri pret që pas formimit të qeverisë në Bullgari, të ndryshojë situata në raportet mes dy vendeve, por po ashtu thtoë se Brukseli duhet të dëshmojë vullnet politik për zgjidhjen e sfidave që kanë të bëjnë me vendin.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Tani është periudhë kur absolutisht nuk mund të ndodhë në atë proces, sepse siç e dini kemi periudhë kur në Bullgari do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shtatat me radhë në tre vitet e fundit. Të presim që të formohet atje Qeveria politike, që të shohim nëse ekziston dëshirë për dialog. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, duam të bisedojmë dhe atë ia përcjellim bashkëbiseduesve tanë, të cilët vjnë nga Brukseli. Sa i përket propozimeve tona, ato janë të njohura në opinion, të komentuara shumë herë deri më tani”.
Pavarësisht që, Qeveria e re e Maqedonisë s ëVeriut, pret që pas zgjedhjeve me Bullgarinë, të rinegociojë marrëveshjen për hapjen e kapitujve për anëtarësim, nga Sofja zyrtare kanë bërë të qartë se nuk do të rinegociojnë zotimet tanimë të ndërmarra nga Shkupi.
Ndërkaq, para vizitës së kryrministrit në Bruksel, më 13 shtator është paralajmëruar se presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova do të takojë homologun e tij bullgar, Rumen Radev. Në këtë takim nuk është paralajmëruar se do të bisedohet për çështje thelbësore por do të ketë më tepër për qëllim, relaksimin e atmosferës në raportet mes dy vendeve.