Dje në orën 07:43, Gj.B. ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Koçani se ka gjetur të vdekur fqinjën e tij D.A. (54) në shtëpinë e tij në Koçani.
Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, duke gjetur shenja të dukshme të dhunës, ndërsa SPB Koçani, në koordinim me Prokurorin Publik nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Koçani, menjëherë ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.
Gjatë një bisede zyrtare, L.S. ka pranuar se ai dhe Gj.B. kanë qenë natën e kaluar në shtëpinë e fqinjit të tyre D.A., ku kanë konsumuar alkool. Pas një mosmarrëveshjeje, ata e kanë goditur D.A.-në me sende të forta, sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Gj.B. dhe L.S. janë arrestuar dhe me kallëzim penal janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Koçani për veprime të mëtejshme.