Një burrë ka vdekur nga breshëri plumbash në Berlin gjatë natës dhe dy persona janë plagosur. Viktima njihet si reperi “Çalla”. Sulmi me armë ka ndodhur në atë që njihet si lagjia e semaforëve të kuq!
Viktima 42-vjeçar u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën rëndë! Njëri prej tyre dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga autorët që janë larguar më pas nga vendi i krimit me një automjet tip BMW.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 kur të shtënat shpërthyen në rrugën Bülowstrasse.
Sipas dëshmitarëve, persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar shtatë deri në dhjetë herë. Dyshohet se objektiv i atentatit ishte 42-vjeçari.
Ekipet e emergjencës u munduan të mbajnë në jetë Caglar B., i cili u rrëzua para një dyqani pijesh alkoolike nga një breshër plumbash. Ai vdiq në ambulancë.