Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski sot pati një takim të rëndësishëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.
Në takim u bisedua për miqësinë shumëvjeçare mes dy vendeve, për situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
Kryeministri Mickoski theksoi se bashkëpunimi ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve është i një rëndësie të madhe dhe se ekziston nevoja për thellimin e mëtejmë të tij. Në këtë kontekst u bisedua për mundësitë për rritjen e pjesëmarrjes së kompanive turke në ekonominë e Maqedonisë së Veriut dhe për investime të reja nga Turqia.
Si aleatë të NATO-s, Mickoski dhe Fidan theksuan rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke theksuar se diplomacia mbetet kyçe për zgjidhjen e të gjitha konflikteve.
Mickoski theksoi se miqësia turke është e një rëndësie të madhe për vendin tonë, dhe komuniteti turk ka një kontribut të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Në të njëjtën kohë, u theksua se Turqia është një mbështetëse dhe mike e dëshmuar e vendit tonë dhe se ka vend për thellimin e marrëdhënieve në disa fusha.